Është publikuar episodi i 133-të me radhë i serialit të pëlqyer televiziv, “O Sa Mirë”.
Që në fillim të episodit të ri, ‘Gjakovari’ e shpall veten drejtor të ri të kolegjit, ndërkohë që i prezanton profesorët e rikthyer ‘si doktorë’ të fushave të tyre.
Natyrisht se nuk mungojnë edhe fërkimet e përhershme, por me skena të reja ndërmjet protagonistëve.
Xhesika vazhdon të jetë në shënjestër të meshkujve, të cilët përpiqen ta bëjnë për vete.
Profesorët e rikthyer vazhdojnë të japin mësim në mënyrën si dinë vetëm ata.
Dhe disa prej studentëve nuk kalojnë aspak lehtë me profesorët.
Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” në YouTube tashmë është lansuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=q1BiO6Ig8So&feature=youtu.be