Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” në YouTube, është publikuar episodi i 126-të me radhë i komedisë televizive.
Natyrisht se ngjarja kryesore është drejtoresha e re e kolegjit “O Sa Mirë”.
Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila është shndërruar në aktore, është rikthyer për të qëndruar më gjatë në serialin televiziv.
Pas pjesëmarrjes si mysafire në episodin e 122-të, ajo ka arritur marrëveshje që ta portretizojë drejtoreshën në këtë serial.
Ndërsa gjatë ardhjes së saj, studentët dhe stafi i kolegjit bëhen rresht për ta pritur.
Përveç karakterit të Adelinës, edhe në këtë episod spikatin protagonistët e zakonshëm me performancat e tyre.
Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni episodin e 126-të të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZIiSfidtkbM