Është publikuar episodi i 125-të i serialit të pëlqyer televiziv, “O Sa Mirë”.
Për shikues e kësaj komedie televizive kanë ardhur skenat e reja të humorit që nxisin të qeshura dhe argëtim te publiku.
Protagonistët kryesorë dhe ata të rinjtë kujdesen për momente te reja humori.
Ndërkohë që vazhdojnë të përfshihen edhe karakterët e rinj, si pjesë e episodeve të reja.
Tashmë kemi raportuar se Adelina Ismaili ka arritur marrëveshje që të luajë edhe në disa episode të tjera të serialit.
Këngëtarja e famshme do të jetë drejtoresha e kolegjit “O Sa Mirë” në episodet e ardhshme.
Ndërkohë mysafirë në episodin e 125-të ishte edhe këngëtari i mirënjohur Faton Isufi në rolin e profesorit të muzikës ku i pyeste studentët për detyrat e shtëpisë duke sjellë të qeshura.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni episodin e 125-të me radhë të serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Uq4I5RXbQZg