Është publikuar episodi i 122-të me radhë i serialit komik, “O Sa Mirë”.
Protagonistët kryesorë kujdesen që t’i argëtojnë shikuesit e shumtë të serisë.
Natyrisht se edhe “shkolla” më e famshme në vend është kapluar nga atmosfera festive, ndërsa gjithçka shoqërohet me humor.
Sasa dhe Xhesika vazhdojnë armiqësinë me njëra-tjetrën në gjithçka që bëjnë.
Mysafirë në këtë episod janë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe këngëtarja e famshme, Adelina Ismaili.
Për shikuesit e shumtë të kësaj komedie televizive, episodi i ri është publikuar në kanalin zyrtar të serialit.
Episodin e 122-të të “O Sa Mirë” mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mk4BdOWO7J8&t=2s