Telegrafi

Episodi i 106-të i “O Sa Mirë”, protagonistët në situata tejet komike (Video)

Në kanalin zyrtar të serialit “O Sa Mirë”, fansat e shumtë mund ta shikojnë episodin e 106-të të hit komedisë televizive.

Nuk do t’i mbani të qeshurat nga situatat që prekin “burrërinë” e protagonistëve.

Lexo po ashtu Skena që nxisin të qeshura pa fund në episodin e ri të “O Sa Mirë” (Video)

‘Gjakovari’ dhe ‘Llukmani’ kapen në një situatë të palakmueshme nga Rrahmani, derisa ‘Hetemi’ zgjohet në shtrat me gjakovarin tjetër, ‘Ylberin’.

Nga ana tjetër, ‘Xhesika’ ka filluar tashmë të krijojë miqësi me profesoreshën e fizikës.

Natyrisht, pasi ta keni shikuar episodin, mos i humbni edhe prapaskenat e xhirimeve. /Telegrafi/