Site icon Telegrafi

EPIK: Emërimi i Lajçakut është është një momentum i ri në procesin integrues të Kosovës

Instituti EPIK ka mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

EPIK thekson se ky është një momentum i ri në procesin integrues të Kosovës, i cili duhet të jetë bazë për avancimin e rrugës integruese të Kosovës dhe jetësimit të vullnetit të 90% të qytetarëve.

“Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian emëroj z. Miroslav Lajçak Përfaqësues të Veçantë të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd. Emërimi i sotëm ndodh në kuadër të konfirmimit të mbështetjes së Kancelares Merkel për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Instituti EPIK e mirëpret emërimin e z. Lajçak dhe vullnetin e unifikuar politik të 27 vendeve anëtare të BE- së për të avancuar perspektiven Evropiane të Kosovës, dhe gjithë rajonit”, thuhet në njoftim.

“Emërimi i sotëm i Lajçak përfaqëson unifikimin dhe intensifikimin e vëmendjes politike të BE-së për të përkrahur arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të hap rrugë për anëtarësim në BE”, thuhet më tej.

Sipas këtij Instituti, rritja e interesit politik të vendeve kyçe anëtare të BE-së për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi është në përputhje me angazhimin e shtuar të BE-së dhe SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor pas arritjes së Marrëveshjes së Prespa-së dhe shtyrjes së reformave të pa precedentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri me qëllim të nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Në këtë drejtim, Instituti EPIK bënë thirrje të gjithë spektrit politik të Kosovës të bashkëngjiten suksesit të vendeve të rajonit në ndërmarrjen e reformave të kërkuara nga BE-ja me qëllim të avancimit të rrugësintegruese të Kosovës.

“Rrjedhimisht, dëshirojmë të nënvizojmë rendësin jetike që BE-ja ka në udhëheqjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në me Kosovës dhe Serbisë. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në reagim.

Instituti EPIK fton të gjithë spektrin politik për krijimin e unitetit të brendshëm për avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve si kriter kyç formal për të jetësuar aspiratat e qytetareve të Kosovës për anëtarësim në BE.

Njëkohësisht, fton spektrin politik që të tregojnë pjekurinë dhe guximin politik për të ulur në tavolinë me qëllim të definimit të interesave kyç të shtetit të Kosovës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“I gjithë spektri politik duhet të tregoj unitet të plotë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pasi që dialogu nuk do të merr fund me asnjë qeveri të vetme. Arritja e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të jetë fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve – jo fundi i tij”, thuhet në reagim.

EPIK kërkon që të mos keqpërdoret dialogu për normalizimin e marrëdhënieve të udhëhequr nga BE-ja për konfrontim me aleat të shenjtë të Kosovës: BE-në, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version