Telegrafi

Epidemiologu malazez: Jemi si Italia në fillim të pandemisë

Intensiteti aktual i transmetimit të coronavirusit në Mal të Zi është më i lartë se sa ishte në Bergamo të Italisë në fillim të pandemisë.

Popullsia e moshuar në Itali u prek, i tha Radio Malit të Zi, mjeku Dragan Lausevic nga Instituti i Shëndetit Publik, transmeton Telegrafi.

“Deri kohët e fundit, ne mbronim mirë shtëpitë e të moshuarve, por fatkeqësisht virusi ka depërtuar edhe atje. Ne do të shohim vetëm se cilat janë pasojat”, vuri në dukje ai, raporton portali RTCG, shkruan b92.

Lexo po ashtu Përkeqësohet gjendja e pandemisë në Mal të Zi - pesë të vdekur dhe 197 raste të reja me COVID-19

“Ne po shohim se cilat janë rezultatet nga Gjermania, zakonisht nga 20 deri në 30 për qind e rezultateve pozitive dhe të tilla. Ne jemi përballur, sidomos gjatë javës së fundit, që përqindja e pozitiveve arriti deri në 40 për qind, e cila tregon se intensiteti i transmetimit është jashtëzakonisht i gjatë”, tha ai.

Ai shton se Mali i Zi po lufton me të gjitha ato. “Praktikisht të gjitha vendet përreth nesh po fitojnë përvojë përmes situatës sonë, e cila u shkaktua nga tubimet masive”, shtoi epidemiologu.

“Nëse shikojmë faktin që në 14 ditët e fundit kemi pasur mesatarisht rreth 200 njerëz të infektuar në ditë, kjo do të nënkuptojë ekuivalentin – nëse do të ishim në situatën e Gjermanisë, do të kishim rreth 350 mijë të infektuar dhe për krahasim, Gjermania ka 285 mijë të infektuar nga fillimi i pandemisë. Ne kemi më shumë në 14 ditë sesa ata në shtatë muaj”, tha Lauseviq. /Telegrafi/