Suedia ka filluar të raportojë për shtim të rasteve të reja me coronavirus. Të enjten ka regjistruar 1.075 raste, derisa dje 596 raste.
Suedia ka pasur një qasje më ndryshe nga vendet e tjera, duke lënë të hapura shumicat e shkollave, restoranteve dhe objektet afariste gjatë pandemisë së COVID-19, duke shënuar kështu rritje të numrit të rasteve të reja që nga fillimi i shtatorit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë epidemiologu suedez Anders Tegnel, këmbëngul se si vendet si Holanda, Spanja dhe Franca aktualisht janë duke hyrë në valën e dytë, por se një gjë e tillë nuk po ndodh me Suedinë.
“Kjo do të nënkuptonte që virusi po përhapet dukshëm në vendet me shoqëri të madhe, e një gjë e tillë nuk po ndodh në Suedi”, u tha Tegnel gazetarëve, duke shtuar se si rritja e numrit të rasteve të reja në Suedi duhet të trajtohet me seriozitet të madh. /Telegrafi/