Telegrafi

Epërsi e lartë e Prishtinës ndaj Vëllazënimit

Sigal Prishtina e ka nëpërkëmbur skuadrën e Vëllazënimit në përballjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet me rezultat 126-68.

Vendasit e nisën furishëm sfidën duke e fituar çerekun e parë me rezultat 41:15, ndërsa edhe në çerekun e dytë i shënuan 25 pikë më shumë se kundërshtari (35:10).

Në dy çerekët e mbetur, dallimi në pikët e shënuara nuk ishte aq i lartë (25:19 dhe 25:24), mirëpo avantazhi i krijuar nga gjysma e parë, bëri që kryeqytetasit ta fitonin përballjen me 58 pikë epërsi.

Mohamed Abukar (me 28 pikë) dhe Jason Washburn (me 24 pikë) ishin më të mirë te nikoqirët, ndërsa Arian Qollaku shënoi më shumë te mysafirët (20 pikë). /Telegrafi/