Telegrafi

Enzo Zidane shënon në debutim me skuadrën e parë të Realit, krenar babai ‘Zizou’ (Video)

Real Madridi ka shënuar edhe golin e katër (4-1) ndaj Leonesas në Kupën e Mbretit.

Goli erdhi nga djali i trajnerit Zinedine Zidane, Enzo, i cili në minutën e 63-të shënoi mjeshtërisht nga rreth 14 metra.

Në këtë takim shënoi dy herë Diaz dhe një gol erdhi nga James Rodriguez. /Telegrafi/