Site icon Telegrafi

Enzino publikon këngën e re “Made in Albania”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Enzino, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Made in Albania” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar me një videoklip të veçantë.

Ai ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, një projekt që nuk ka dyshim se do të jetë hir veror.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtarit.

Miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Don Gima në bashkëpunim me VN ENT.

Foto: Screenshot/YouTube

Për ‘beat’-in u kujdes Mourikh dhe teksti është shkruar nga vetë artisti.

Enzino tashmë po pëlqehet shumë nga publiku dhe këngët e tij numërojnë klikime të shumta në YouTube.

 

Kjo nuk është e vetmja, ai po bëhet gati edhe për shumë prurje të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version