Telegrafi

Enxhi Nasufi moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”?

Foto: Screenshot/YouTube

Enxhi Nasufi u tha se do ta moderojë këtë vit “Big Brother VIP Fan Club”.

Reality shou nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.

Disa nga mediat raportuan se ajo do të jetë prezantuese e programit, ndërkohë që aktualisht është pjesë e “Wake Up”.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa ishte e ftuar në këtë emision, ajo u pyet nëse janë të vërteta këto lajme.

Lexo po ashtu Fitoi Dancing With the Stars Albania 2, Enxhi Nasufi tregon se çfarë do bëjë me çmimin prej 50 mijë eurosh

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.

Foto: Screenshot/YouTube

E pyetur tutje nga Blendi Salaj nëse do donte t’a moderonte, ajo tha: “Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.

Enxhi vlen të ceket se u zgjodh fituese e “Dancing With the Stars Albania”, ku fitoi plot 50 mijë euro. /Telegrafi/