Telegrafi

Enver Peci betohet si gjyqtar i Kushtetueses

Gjyqtari Enver Peci ka dhënë betimin këtë të premte para Presidentes Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Presidenca njofton se Osmani e ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Kushtetueses.

“Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Më 24 nëntor, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kandidatin Enver Peci gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë rast ai u lirua nga detyra e kryetarit të Gjykatës Supreme, pozitë të cilën e mbante nga viti 2017./Telegrafi/