Site icon Telegrafi

Enver Hoxha punonte katër orë në ditë, pushonte dy herë në vit nga tre muaj

Nga: Kastriot Dervishi

Në vitin 1958, Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo, çfarë pune bënte Enver Hoxha? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kishin.

Në vendimin e nënshkruar nga Sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së, Hysni Kapo, që hedh dritë punën dhe pushimin që duhet të bënte Enver Hoxha, thuhet

“Byroja Politiko e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 10.V.1958, mbase dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu me qëllim që të ruhet shëndeti i Sekretarit të parë të Komitetit Qendror, shokut Enver Hoxha,

Vendosi:

1. – Shoku Enver Hoxha te marri pushim për t’u çlodhur, dy herë në vit, për një periudhë jo më të shkurtë se tre muaj.

2. – Koha e punës së përditshme të mos jetë mbi 4 orë, duke filluar rregullisht në orën 9 para dite e deri në orën 13.

3.- Te tregohet më tepër kujdes nga Sekretaret e tjerë të KQ për ta lehtësuar sa shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ materialet e ndryshme për të t’i pregatiten te shkurtëra, te qarta dhe te pastra”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version