Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, dhe Sevdije Morina prokurore e Prokurorisë Speciale.
Në kallëzimin penal prej 11 faqesh, të lartpërmendurit nga Hasani cilësohen si pjesë e një “grupi kriminal”.
“Qartë shihet se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal dhe që është i njëjti në dy raste të nisura ditën e njëjtë”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal, përcjell KosovaPress. Hasani përmes këtij kallëzimi pretendon se proceset hetimore ndaj tij viteve të fundit kanë qenë hakmarrje e kryeprokurorit Lumezi.