Enver Dugolli, kandidat për deputet thotë se do angazhohet fort që ushtrinë e Kosovës ta forcojmë e modernizojmë, me buxhet të përballueshëm e te lakmueshëm për një ushtri partnere të NATO-s, e cila do jetë e gatshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
“Mirëpo do angazhohemi të gjithë krejt dhe drejt për ta bërë ndryshimin”.
E për ta bërë këtë ndryshim, Dugolli ka kërkuar që të “votoni krejt dhe drejt listën e referendumit 127 dhe voto Enver Dugollin me numër 41”.
Enver Dugolli ka bërë këtë premtim përmes një video në rrjetin social Facebook.
Përndryshe Enver Dugolli në vitin 2020 ishte i emëruar si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.