Site icon Telegrafi

Entuziazëm i lartë mes përdoruesve për video-lojën GTA 6, traileri në YouTube merr 67 milionë shikime brenda 15 orëve

Rockstar Games ka publikuar trailerin e parë të video-lojës së shumëpritur GTA 6 derisa vetë lansimi i lojës pritet në vitin 2025.

Entuziazmi tek njerëzit për këtë video-lojë duket të jetë tejet i madh pasi traileri i publikuar në YouTube ka grumbulluar 67 milionë klikime brenda 15 orëve, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i video-lojërave u detyrua ta publikojë trailerin pak më herët se që ishte planifikuar pasi videoja tashmë kishte rrjedhur në internet.

Traileri i video-lojës në YouTube ka marrë 7.5 milionë pëlqime deri më tani.

Lexo po ashtu Publikohet traileri i GTA 6, video-loja lansohet në vitin 2025

Seria e gjashtë do të jetë vazhdimi i hitit të madh të 2013-ës GTA 5, që u bë video-loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave, pas Minecraft. /Telegrafi/

Exit mobile version