Trajneri aktual i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka thënë se do donte një ditë ta shihte Pep Guardiolan në vendin e tij.
Guardiola befasoi të gjithë gjatë të mërkurës duke deklaruar se pas kontratës me Manchester Cityn do t’i nevojitet kohë për pushim me reflektim.
Trajneri katalunas gjithashtu vuri theksin se do të ishte gati të drejtonte një ekip kombëtar.
Për këtë situatë ka folur edhe trajneri aktual i Spanjës, Enrique, i cili ka thënë se do donte ta shihte Guardiolan në vendin e tij.
“Do të doja një gjë të tillë. Nuk mendoj se Spanja mund të ketë një trajner më të mirë”, ka thënë fillimisht Enrique në konferencë për shtyp.
Luis Enrique: "¿Guardiola seleccionador? Ojalá fuera seleccionador de España. Me encantaría ver bajo su impronta a la selección. No creo que pudiera tener mejor seleccionador el país".
— Rubén Uría (@rubenuria) August 26, 2021
‘Unë jam i sigurt se ai do të ishte një trajner i madh”.
“Jam i sigurt se do të bënte një punë të shkëlqyeshme”, përfundoi trajneri aktual i Spanjës. /Telegrafi/