Telegrafi

Enrique: Tifozët presin shumë nga ne, nuk duhet t’i dëshpërojmë

Luis Enrique ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes më të madhe evropiane mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Trajneri i Barcelonës, ka folur për këtë takim teksa thotë se do të ishte tejet e vështirë nëse do të fitonte Real Madridi.

Gjithsesi Enrique ka thënë se kjo ndeshje nuk do ta përcaktojë titullin e kampionit edhe pse janë në xhiron e 14-të.

“Është e vërtetë që jemi në javën e 14-të por kjo ndeshje nuk do ta caktojë fituesin e titullit”.

“Në rast se fiton Reali mund të shkojë në një avantazh më të madh, por un kam besim tek futbollistët e mijë”, deklaroi Enrique.

“Tifozët tanë presin shumë nga kjo ndeshje dhe nuk duhet t’i dëshpërojmë ata. Duhet t’ia sjellim një gëzim nga kjo përballje”.

Në fund Enrique ka folur edhe për futbollistët e tij të kthyer nga lëndimi si Gerard Pique, Jordi Alba e Andres Iniesta.

“Pique dhe Alba janë të gatshëm për këtë përballje pasi kanë punuar me grupin. Jemi gëzuar shumë edhe për Iniestan pasi ai është një lojtar që shton motivin tek skuadra”, përfundoi Enrique. /Telegrafi/