Luis Enrique pritet të luaj përsëri me formacionin 3-4-3.
Barcelona është nikoqirë i Valencias në ndeshjen e javës së 28 të La Ligas, ndeshje që zhvillohet në ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 20:45.
Pas humbjes së turpshme nga Deportivo La Coruna në javën e fundit, katalunasit dëshirojnë t’i kthehet përsëri fitoreve që të mbesin në hap me Real Madridin në garë për titullin kampion.
Kështu, trajneri i skuadrës, Luis Enrique, po mendon t’i kthehet formacionit, i cili e kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Enrique po mendon që ndaj Valencias të luaj me vendosje 3-4-3, pasi ky formacion i duket shumë sulmues dhe kjo e ka bindur pas shënimit të gjashtë golave në fitores 6-1 ndaj PSG-së.
Formacioni dhe futbollistët priten të jenë po ata të njëjtin që eliminuan francezët e Parisit, me vetëm një balotazh i cili është në krahun e sulmit në mes të Sergi Robertos dhe Rafinhas.
Edhe mysafirët priten të luajnë me formacionin më të mirë të tyre, duke provuar të dalin të pamposhtur nga ‘Camp Nou’. /Telegrafi/