Telegrafi

Enrique refuzon Chelsean, pret Arsenalin

MADRID, SPAIN - MAY 27: Head coach Luis Enrique Martinez of FC Barcelona celebrates after winning the Copa Del Rey Final between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Vicente Calderon Stadium on May 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thuhet se ka refuzuar stolin e Chelseat dhe po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të Arsene Wengerit në Arsenal.

Dy nga skuadrat e mëdha londineze janë duke menduar të ndryshojnë trajnerët e tyre.

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea nuk janë të kënaqur me punën e Antonio Contes këtë sezon dhe thuhet se edhe futbollistë kanë dal kundër metodave të tij të stërvitjeve.

Lexo po ashtu Tuchel apo Luis Erique mund ta pasojnë Conten te Chelsea

Ndërsa, skuadra tjetër, Arsenali ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit dhe këtë sezon po ashtu rrezikojnë kualifikimin.

Enrique ka fituar shumë trofe me Barcelonën (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Enrique është afruar për marrjen e postit nga Wenger te Topçinjtë.

Enrique la Barcelonën në fund të sezonit të kaluar pas tre vjetësh në Camp Nou – dhe ai tashmë ka hedhur poshtë mundësinë për të menaxhuar Chelsean.

Lexo po ashtu Wenger pranon se mund të largohet në fund të sezonit

Në vend të kësaj, ai është i gatshëm të pushojë edhe pak dhe të presë për ditën kur Wenger më në fund ta lë Arsenalin.

Edhe gazeta tjetër spanjolle Sport raporton se Enrique po përgatitet të kthehet në menaxhim në sezonin e ardhshëm dhe tashmë po dëgjon oferta nga klube të ndryshme. /Telegrafi/