Telegrafi

Enrique: Nuk jam kritik, i përgëzoj lojtarët e mi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas barazimit në La Liga me rezultat 0-0 ndaj Malgas.

Tekniku spanjoll nuk ka pranuar të kritikon lojtarët e tij, përkundrazi ai i ka lavdëruar.

“Nuk jam kritik, i përgëzoj lojtarët e mi”.

“Ne besuam deri në fund, por nuk morëm atë që merituam”, ka thënë Enrique.

Pas këtij barazimi Barca renditet në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se Real Madridi në vendin e parë, por Los Blancos po ashtu kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi