Telegrafi

Enrique: Na duhen pesë gola kundër Juventusit

Luis Enrique ka folur rreth takimit të dytë kundër Juventusit.

Kjo e fundit para shikuesve të vetë kishte triumfuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 3:0.

“Kundërshtari do të ketë raste dhe mund të shënojë. Neve na duhen pesë gola”, ka thënë ndër të tjerash trajneri spanjoll gjatë konferencës së sotme për media.

Ndryshe, takimi i dytë do të zhvillohet nesër në Nou Camp, me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/