Luis Enrique ka thurë fjalët më të mira për yllin e skuadrës së tij, Lionel Messi.
Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer në fitoren 4-1 ndaj Espanyolit, ku ishte i pakapshëm me driblimet dhe asistimet e tij, teksa shënoi edhe një gol.
“Sot pamë versionin më të mirë dhe më spektakolar të Messit. Kjo ndodh shpesh, është një rutinë e tij. Ne duhet të vlerësojmë atë më shumë”, ka thënë Enrique pas fitores ndaj Espanyolit.
“Në pjesën e dytë, ne pamë versionin më dramatik të Messit”, përcjell Telegrafi.
“Kur kjo të ndodhë, tifozët mund të mos ndalen së vlerësuari atë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi