Telegrafi

Enrique: Messi është shëruar, do luaj në fundjavë

Lionel Messi është i aftë për t’u përballur me Alavés këtë fundjavë, menaxheri i Luis Enrique ka konfirmuar.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Enrique ka thënë se Messi është shëruar plotësisht nga një lëndim në ijë, i cili e detyroi atë të tërhiqet më herët nga skuadra Argjentinës.

“Ai është në gjendje që luaj në ndeshjen kundër Alaves”, ka konfirmuar Enrique për mediat spanjolle, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Messi ka kontratë të “përjetshme” me Barcën, por ai do të vendosë për të ardhmen

“Unë kam folur me të, pasi flas me të gjithë lojtarët e mi dhe ne e dimë se si është ai. Ne kemi për të analizuar situatën dhe për të mbajtur në mend atë që është më mirë për lojtarin dhe sigurohuni që ai është në gjendjen më të mirë të mundshme”.

Ndryshe, Messi kishte pësuar lëndim në fitoren ndaj Athletic Bilbao dy javë më parë, por kjo nuk e ndaloi atë që të luaj dhe shënoj për Argjentinën kundër Uruguait para se të kthehej te Barcelona. /Telegrafi/