Trajneri i FC Barcelona, Luis Enrique, është shprehur së sulmuesi i tij më i mirë, argjentinasi Lionel Messi, do të jetë në 100% të formës se tij të shtunën në kampionat përballë Sporting Gijon, duke hedhur poshtë zërat për një dëmtim të tij të mërkurën në ndeshjen e fituar në La Corunas(8-0).
“Ai nuk ka pasur asnjë dëmtim të mërkurën, por ka vazhduar stërvitjen normalisht dhe është në kushte perfektë fizike”, theksoi trajneri katalanas.
Kur duhen edhe katër ndeshje për t’u luajtur, FC Barcelona është më pikë të njëjta në krye me Atletico Madridin dhe vetëm një pike larg Real Madridit.
Ne letër, katalanët kanë një kalendar më të favorshëm, pasi do të luajnë me Sporting Gijon, Espanyol Barcelona e Grenada, tre ekipe që luftojnë për mbijetese në Liga./Telegrafi/