Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur më në fund mbi lajmin e bujshëm mbi vazhdimin apo jo të kontratës nga Lionel Messi.
Enrique ka deklaruar që Lionel Messi do të vazhdojë të qëndrojë në ‘Camp Nou’, pasi e imagjinon argjentinasin si pjesë të Barcelonës edhe për shumë vite.
Sipas trajnerit spanjoll, ylli i katalunasve do ta bënte më të mirën nëse do ta përfundonte karrierën profesionale aty ku e nisi, në Barcelonë.
“A do të rinovojë Messi me Barcelonën? Për këtë ju duhet të pyesni lojtarin, por unë e imagjinoj Messin me Barcelonën për shumë vite”, ka thënë Enrique në konferencën para ndeshjes ndaj Malagas,përcjell Telegrafi
“Për të përfunduar karrierën e tij si më të mirën në histori, aty ku ai filloi karrierën e tij profesionale do të jetë përfundimi i përsosur”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/