Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Real Madridit.
Tekniku spanjoll ka thënë se Barca meritoi fitoren, por nuk arriti të jetë konkrete para portës.
“Nuk është rezultati më i mirë për ne, ishte një paraqitje e mirë nga të dy ekipet. Në pjesën e dytë ishin më të mirë, luajtëm para që të evitonim më të keqën që mund të ndodh në futboll”.
“Në një ndeshje të tillë është e vështirë të kontrollosh gjithçka. Madridi shënoi nga pozitat që i karakterizon ata. Duhet të vazhdojmë, ka shumë deri në fund. Ky është futbolli dhe nuk duhet flasim për drejtësi dhe jodrejtësi, mirë që nuk dështoi askush në fund”.
“Merituam fitoren. E kishim në dorë fitoren, por nuk arritëm. Duhet të përmirësohemi”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/