Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique u qëndron mbrapa taktikave të tij edhe pse u demoluan nga Newcastle.
PSG humbi ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-1 në Tyneside.
Enrique më vonë këmbënguli: “Ndeshjet si kjo janë gjithmonë të vështira për ne trajnerët”.
“Megjithatë, unë mendoj se djemtë kishin një qëndrim të mirë, ne ishim të mirë në tejkalimin e presionit të tyre, duke ndërtuar gjithashtu mundësinë e parë, me (Ousmane) Dembele”.
“Sinqerisht, mendoj se rezultati është pak i padrejtë, por jo tërësisht. Përgëzoj Newcastlen, ata bënë një lojë të shkëlqyer, por rezultati ishte shumë i ashpër”.
“Formacioni? Mendova se ishte më i përshtatshmi dhe ende mendoj kështu”, ka shtuar më tej spanjolli.
Duket se Enrique e ka larguar fajin nga vetja, por që ka përgëzuar në anën tjetër lojtarët e tij – atëherë i kujt është faji? /Telegrafi/