Telegrafi

Enrique: Kjo që ndodhi sot na preku, por skuadra asnjëherë nuk e humbi besimin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka lavdëruar skuadrën e tij pas rikthimit të pabesueshëm kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit e nisën sfidën me disavantazh prej katër golash nga përballja e parë në Parc de Princes, mirëpo arritën të fitojnë me rezultat 6-1 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

“Nuk mendoj se ka qenë ndonjëri që nuk ka besuar. Skuadra ka qenë mbresëlënëse. Kemi rrezikuar shumë dhe ia ka vlejtur”.

“Janë disa përfundime që nganjëherë ndodhin në futboll dhe sot kjo që ndodhi na preku”.

“Çelësi ka qenë besimi që ka kjo skuadër. Kur na nevojiteshin tre gola për pesë minuta, ne vazhduam të bënim presion”, ka deklaruar Enrique për beIN Sports. /Telegrafi/