Luis Enrique ndodhet në listën e dëshirave të Manchester Unitedit për postin e trajnerit – njofton The Athletic.
Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, është shënjestra kryesore e Djajve të Kuq, të cilët janë duke shqyrtuar edhe alternativa të tjera.
Klubi anglez është duke kërkuar një trajner afatgjatë, duke qenë se Ralf Rangnick është angazhuar në këtë post si i përkohshëm.
Enrique është përmendur edhe në të kaluarën si një prej opsioneve, ndërsa tani ndodhet lartë në listë.
Në karrierën e tij si trajner, spanjolli ka drejtuar ekipe, si Roma, Celta Vigo e Barcelona (me të cilën e fitoi tripletën në sezonin 2014/2015), si edhe përfaqësuesen e Spanjës. /Telegrafi/