Telegrafi

Enrique: Kam besim në skuadër, rikthejmë rezultatin sikurse që bëmë me Parisin

Enrique shihet si kandidati më serioz për stolin e Chelseat

Luis Enrique ka insistuar se skuadra e tij mund ta kthejë rezultatin e ndeshjes së parë kundër Juventusit. 

Blaugranët pësuan humbje me rezultat 3-0 nga Zonja e Vjetër në mbrëmjen e së martës.

Trajneri i Barcelonës, para ndeshjes me Real Sociedadin, foli për një rikthim të mundshëm në ndeshjen e së mërkurës.

“Nuk jam pishman për atë që kam thënë dhe nuk kam dyshime në skuadrën time pas ata kanë potencial. Shoh shumë opsione për ndeshjen e kthimit”.

“Do t’i marrim përsipër rreziqet pasi nuk se çfarë të humbasim. Jemi profesionist dhe e dimë që gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

“Nuk kam asnjë dyshim që ne mund ta rikthejmë rezultatin, shikoni se çfarë ndodhi në Paris”.

“Gabimet taktike? Nuk bën asnjë gabim taktik. Unë jam në krye dhe i marr të gjitha përgjegjësit për gjerat e këqija që ndodhin në skuadrën time”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/