Edhe pse Barcelona e ka vënë në rrezik titullin e La Ligas, Luis Enrique nuk duket i shqetësuar.
Blaugranët pësuan me rezultat 1-2 në Camp Nou nga Valencia dhe tash janë baras me pikë me Atletico Madridin, ndërsa kanë një pikë më shumë se Real Madridi.
“Camp Nou e mbështeti skuadrën deri në fund. Kam luajtur këtu për tetë vite, asnjëherë nuk kam parë diçka të ngjashme”.
“Tash e kemi një sfidë të këndshme para vetes: Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, nëse i fitojmë të gjitha, do të bëhemi kampionë”.
“Pse nuk bëra zëvendësime? Sepse mendova se do të ishte e padrejtë ta zëvendësoja ndonjërin, ata të gjithë luajtën shkëlqyeshëm”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/