Ylli spanjoll i muzikës me famë botërore, Enrique Iglesias sonte mban për herë të parë koncert në Tiranë.
Tashmë po bëhen përgatitjet finale për koncertin madhështor që pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish.
Artisti 48-vjeçar ka njoftuar se ka mbërritur në Shqipëri, ai këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Autori i “Bailamos” ka ndarë pamje nga përgatitjet që po bëhen për skenën gjigante në sheshin “Skënderbej”.
“Shihemi sonte Tiranë, Shqipëri”, ka shkruar artisti sipër postimit.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar momentet e para të arritjes së artistit në Tiranë, i cili u mirëprit nga fansat.
“Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë. Shihemi sonte te sheshi “Skënderbej”, në orën 21:00 për super koncertin e yllit spanjoll. A jeni gati?”, ka shkruar Veliaj.
Ndërkohë, kujtojmë që përveç Iglesias, Tirana do të jetë nikoqire e një tjetër artisti ndërkombëtar.
Artisti nga Porto Rico, Ricky Martin pritet të performojë në Tiranë më 20 korrik. /Telegrafi/