Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka pranuar se skuadrës së tij i mungoi mprehtësia në fazën e sulmit në ndeshjen kundër Juventusit.
Blaugranët luajtën pa gola në Camp Nou dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen në Torino kishin pësuar me rezultat 3-0.
“Ky është futbolli. Ne deshëm të impononim ritëm të shpejtë të lojës me shumë goditje në portë, por sonte (e mërkurë) na mungoi mprehtësia në fazën e sulmit”.
“Ishte një ndeshje e mirë ndërmjet dy skuadrave të mëdha. Unë ia heq kapelën Juventusit”.
“A mund të arrijnë në finale? Ata kanë një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer dhe kanë gjithçka që u nevojitet për ta fituar Ligën e Kampionëve”.
“Duke e thënë këtë, të mos harrojmë se janë edhe skuadrat tjera që janë në pozitë të njëjtë”, ka deklaruar Enrique për Mediaset Premium. /Telegrafi/