Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur për kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit pas barazimit me Atletico Madridit në Camp Nou me rezultat 1-1.
Tekniku spanjoll nuk ishte i kënaqur me paraqitjen në ndeshjen e dytë, por në fund u shpreh i lumtur me kualifikimin.
“Nga ajo që kemi parë sonte duhet të përmirësohemi, nuk ka qenë Barcelona e zakonshme”.
“Kanë munguar rastet deri te përjashtimi i Sergi Robertos, kishte frikë. Kemi vuajtur, por mendoj se kualifikimi në finale është i merituar”, ka thënë Enrique.
Katalunasit në finale do të luajnë me fituesin e takimi Celta Vigo – Alaves. /Telegrafi/