Barcelona ka humbur nga Celta Vigo me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të La Liga.
Luis Enrique e ka cilësuar si një ditë jo të tyren këtë të sotmen pas humbjes nga Celta Vigo.
“Ka pasur një shans për të marrë veten në lojë dhe ne e morëm atë, por kjo nuk ishte dita jonë”, deklaroi Enrique pas ndeshjes.
“Humbja është për të gjithë. Së pari për mua, veten time, unë jam përgjegjës për ekipin. Tani ne duhet të marrim veten”, përfundoi trajneri spanjoll.
Pas humbjes ka folur edhe mbrojtësi spanjoll Gerard Pique, i cili ka vlerësuar reagimin e shokëve të skuadrës pas tre golave disavantazh.
“Me asgjë për të humbur, kemi luajtur mirë pas pushimit dhe ne pothuajse e bëmë atë. I vlerësoj reagimin e ekipit”, ka thënë Pique. /Telegrafi/