Telegrafi

Enrique e përjashton veten nga gara për trajnerin e Unitedit

(Foto: Twitter/Screenshot)

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, e ka përjashtuar veten nga gara për postin e trajnerit të Manchester Unitedit duke e bërë të qartë se do të jetë në Kampionatin Botëror në Katar.

Për herë të parë në histori, Kampionati Botëror do të mbahet dimrit, ndërsa La Roja është në mesin e favoritëve në turneun e ardhshëm.

Enrique është lidhur me punën e trajnerit te Djajtë e Kuq, mirëpo ai nuk e ka në plan të largohet nga përfaqësuesja në një të ardhme të afërt.

“Në Katar, do të jem me Spanjën dhe çfarë do të vijë më pas, do të shohim. Si mund të ketë akoma dyshime? A duhet ta përsëris më shumë herë? Nuk ka asnjë pozitë që më emocionin më shumë sesa ta përfaqësoj vendin tim në Katar”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp.

Lexo po ashtu Man Utd ka përpiluar listën e ngushtë me pesë emra trajnerësh si pasues të mundshëm të Ralf Rangnick

Unitedi duhet të angazhojë trajner të ri në fund të këtij sezoni, pasi Ralf Rangnick është vetëm trajner i përkohshëm dhe me shumë mundësi klubi nuk do të vazhdojë me të. /Telegrafi/