Site icon Telegrafi

Enrique e ka dënuar Rakiticin!

Ivan Rakitic është dënuar prej trajnerit të Barcelonës Luis Enrique.

Kështu së paku thotë presidenti i klubit katalonas Josep Maria Bartomeu, i cili konfirmon se nuk ka të bëjë për ndonjë plan rreth largimit të mesfushorit kroat.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Barcelonas

“Nëse ndodh që sonte të mos jetë pjesë e ndeshjes së kupë kundër Herculesit, atëherë do të flasim me Rakiticin dhe Enriquen. Unë e di që ai ka qenë i dënuar prej trajnerit, por nuk di nëse e ka falur trajneri”, tha Bartomeu, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Rakitic nuk ka luajtur në tre ndeshjet e fundit pas deklaratave se Barcelona e Pep Guardiolës është më e mirë se kjo e ditëve të sotme.

Ndryshe, kroati ka kontratë me katalonasit deri në vitin 2019 ndërsa ishte transferuar më 2014 prej Sevillas. /Telegrafi/

Exit mobile version