Site icon Telegrafi

Enrique e cilëson të dhimbshme humbjen ndaj Liverpoolit

Luis Enrique pranon se ‘dhemb’ humbja 4-0 e Barcelonës nga Liverpooli, por se çdo gjë po shkon sipas planit në lidhje me përgatitjet e tyre për sezonin e ri.

Barca u dërrmua nga Liverpooli në ndeshjen e tyre të fundit ndërkombëtare nw Champions Cup të shtunën, pavarësisht se zbarkuan edhe Lionel Messi e Luis Suarez në Wembley.

Por, Enrique edhe pse ishte pikëlluar për rezultatin, ai ndjen se katalanasit po vazhdojnë të lëvizin në drejtimin e duhur.

Lexo po ashtu Neymar: Nuk isha i gatshëm për t'u bashkuar me Real Madridin

“Më dhemb që të humbim në këtë mënyrë, por ne jemi përmirësuar dhe unë nuk jam i shqetësuar për mënyrën se si ne do të fillojmë ndaj Sevillas sepse çdo gjë është duke shkuar siç është planifikuar”, ka thënë trajneri spanjoll pas ndeshjes.

“Dallimi në mes të dy ekipeve u bë i qartë, por ne do të shkojmë përpara me përgatitjet tona”, përfundoi Enrique. /Telegrafi/

Exit mobile version