Luis Enrique ka thënë se duhet të mësojnë nga kjo ndeshje dhe të harrojnë sa më parë rezultatin
Barcelona u befasua në stadiumin e tyre ‘Camp Nou’ nga Deportivo Alaves, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 dhe duke lëshuar kështu pikët e para nga duart.
Kjo humbje la shije të hidhur te trajneri i skuadrës, Luis Enrique, i cili tha se duhet të mësojmë nga kjo humbje, duke mos e përsëritur më.
“Nuk duhet ta harrojmë këtë ndeshje, por të mësojmë prej saj. Ajo që duhet të harrohet është rezultati”, tha Enrique pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Ata luajtën me 5-4-1 dhe ishin efektiv në sulm”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/