Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ka folur edhe për Pep Guardiolan.
Tekniku i klubit katalunas ka thënë se City është përmirësuar shumë nën urdhrat e spanjollit, por Barca dëshiron fitore.
“Që nga fillimi është parë dora e Guardiolas, por loja e tyre është përmirësuar ende”.
“E dimë që do të jetë e vështirë për ne, por do të provojmë të fitojmë. Për mua është një privilegj ta takoi atë. Idetë e tona të futbollit janë të njëjta, kërkojmë gjithmonë të sulmojmë dhe kur nuk e kemi topin bëjmë shumë presion”.
“Messi? Gjithmonë është lajm i mirë rikthimi i Leos”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/