Site icon Telegrafi

Enrique i bindur se e ardhmja e Messit është te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për të ardhmen e yllit të skuadrës së tij, Lionel Messit.

Argjentinasi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, por tekniku spanjoll shpreson se ‘pleshti” do ta mbyll karrierën tek ‘Blaugranat’.

“E ardhmja e tij? Ne të gjithë e dimë se çfarë mendon ai për klubin dhe klubi për të. Është e qartë se ne duam që ai ta mbyll karrierën këtu”, ka thënë Enrique.

Messi është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City, klub ky që është gati t’i mbush arkën Barcelonës për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Exit mobile version