Telegrafi

Enrique: Bernabeu, vendi më i mirë për Barçën

Sipas trajnerit Luis Enrique, një udhëtim në Bernabeu për t’u përballur me Real Madridin është ndeshja më e mirë e mundshme si një lojtar i Barcelonës.

Ish-sulmuesi, i cili luajti për të dy klubet, beson se është e rëndësishme që ekipi të jetë në gjendje të ri-motivojë veten sa më shpejt që të jetë e mundur pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Juventusi.

“Pas një humbjeje si kjo, është e vështirë të zgjoheni”, ka thënë Enrique në konferencën e tij për shtyp pas humbjes ndaj Juventusit.

Lexo po ashtu Juve, “Zonjë” edhe në kështjellën e Barcës (Video)

“Por, ne kemi motivimin më të mirë që një tifoz i Barcelonës mund të ketë – që po viziton shtëpinë e rivalëve tanë të përjetshëm”, përcjell Telegrafi.

“Siç e thashë, nuk ka vend më të mirë për të shkuar për një tifoz apo lojtar të Barcelonës sesa Bernabeu”.

“Natyrisht që do të jetë e vështirë, me një atmosferë të veçantë, por është një stimul i mrekullueshëm për ne”.

Lexo po ashtu “Të fitojmë në El Clasico për Neymarin”

“Pra, do të jetë e vështirë për të ringjallur lojtarët, por shumë lehtë për t’i motivuar ata”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, “El Clasico” do të zhvillohet në Santiago Bernabeu këtë të diel me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/