Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se titujt janë bërë zakon për tifozët e klubit katalunas.
Ai ka folur edhe për krahasimet e lojtarëve tjerë me Lionel Messin duke thënë se ato janë qesharake.
“Të fitosh tituj në një klub me lojtarë të tillë është bërë zakon për tifozët”.
“Krahasimet e Messit me lojtarët tjerë janë qesharake, askush nuk është si ai. Nuk mendoj se ndonjë lojtarë mund të bëjë atë që ka bërë Messi në këtë epokë”, ka thënë Enrique për faqen zyrtare të klubit spanjoll. /Telegrafi/