Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Enis Bytyqi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Kujtime” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit Pop.
Producent i këngës është Rzon, gjersa është shoqëruar edhe me një klip mjaft interesant.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe këngëtari Bytyqi erdhi i perfeksionuar edhe në koreografi.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Revange Films.
Enis Bytyqi përndryshe është shumë aktiv në muzikë me projekte muzikore të shumta, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/