Telegrafi

Enis Bytyqi tregon arsyen pse qëndroi larg rrjeteve sociale: Provova të jetoj si në vitin 2002, pa ‘smartphone’

Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Mirëpo ai nuk ka qenë shumë aktiv në to kohëve të fundit, e duket se pas gjithë kësaj qëndron një arsye e veçantë.

Nëpërmjet disa fotografive të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, Bytyqi ka bërë të ditur se pse vendosi që të mos jetë aktiv në rrjetet sociale ditëve të fundit.

“Përshëndetje sërish. Më falni për mungesën time këto ditë. Jam përpjekur të jetoj sikur në vitin 2002, pa telefon”, shkroi këngëtari nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti duket se ashtu si shumë njerëz të ditëve të sotme, është lodhur nga përdorimi i tepërt i teknologjisë, e cila çdo ditë e më shumë i largon njerëzit nga bota reale.

Enisi është shumë aktive përndryshe në aspektin e prurjeve të reja në muzikë, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/