Telegrafi

Enis Bytyqi të premten sjell këngën e re

Foto: Instagram

Ai ka kohë që është zhvendosur në Gjermani dhe atje po vazhdon thuajse të gjitha aktivitetet e tij.

Fjala është për këngëtarin nga Ferizaj, Enis Bytyqi, i cili njëherësh po vazhdon të jetë shumë i angazhuar dhe aktiv me prurje të reja muzikore.

I njëjti së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se të premten (20 nëntor) sjell këngën e re.

Nga klipi i ri i Enis Bytyqit (Foto: Instagram)

“20.11./20:00… Premiera LABILE…”, ka shkruar ai në një postim të hedhur në Instagram, ku prezanton disa pamje interesante nga klipi i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enis Bytyqi

Reagimet krahas postimit ishin të ndryshme, fansat e të cilit duket se mezi po presin për këtë projekt të 30 vjeçarit.

Enisi në anën tjetër që nga muaji korrik nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, kurse ajo e fundit mbetet “Gjemba”.

Ky projekt deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/