Site icon Telegrafi

Enis Bytyqi sjell ripërpunimin e këngëve “Xhamadani” dhe “Ani Mori Nuse”

Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi ka sjell së fundmi një projekt shumë interesante për fansat e tij.

Ai ka publikuar një miks të dy këngëve të njohura shqiptare, “Xhamadani Vija Vija| dhe “Ani Mori Nuse”.

Për incizimin dhe ripërpunimin e saj janë kujdesur producenti Rrzon dhe Qelik Lipa, ndërsa instrumentali i është besuar Endrit Hamdiut.

Kënga është publikuar në versionin audio me tekst dhe për anën vizuale është kujdesur Endrit Rrahimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Enis Bytyqi është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Kësaj radhe, ai ka eksperimentuar në stil, duke sjell një ripërpunim të dy këngëve që janë thellësisht të njohura për publikun shqiptar, e që një ripërpunim i tillë u ka pëlqyer fansave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version