Telegrafi

Enis Bytyqi publikon këngën re “Bashkë”

Këngëtari Enis Bytyqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Bashkë” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Muzika është punuar nga producenti i njohur Nurteel.

Lexo po ashtu Martohet në fshehtësi dhe larg vëmendjes mediatike këngëtari Enis Bytyqi (Video)

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip mjaft veror, i cili i përshtatet këngës.

Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Për anën vizuele është kujdesur Alban Selimaj.

Xhirimet janë kryer në Shkodër, teksa klipi sjell sekuenca interesante nga pjesët më të bukura të qytetit.

Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Kjo këngë pritet të jetë njëra ndër këngët më të spikatura të verës. /Telegrafi/